Mjekët

Mundësine për t'u njohur e realizojmë nëpermjet konsultave të ofruara nga ne, shkëmbejmë informacione dhe këshillat që ju duhen mbi shërbimin dentar që duhet të ndiqni. Konsulenca na ndihmon të bëjmë hapin e parë të njohjes, për të bërë më pas më të rëndësishmin, atë qe nuk na lejon të improvizojmë, por të vendosim pa humbur kohë një plan trajtimi të atillë që të realizojë në mënyrë perfekte pritshmëritë e të dyja palëve. Në rastet më komplekse, edhe detajet më minimale bëhen të rëndësishme. Për rehabilitimin e gojës suaj, është i domosdoshëm studimi i duhur që i përputhet problematikës. Ky bashkëpunim është i nevojshëm për të qenë dëshmitarë sesi profesionalizmi, përgjegjshmëria dhe kujdesi ynë, i jep jetëgjatësi shëndetit dhe mirëqënies së pacientëve tanë.

Dr. Vladimir Mboqe Diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, Dega Stomatologji, Tiranë, në vitin 1987. Ka punuar fillimisht në sektorin publik deri në vitin 1991. Në këtë vit fillon studimet për specializim në kirurgjinë oro-maxillo-faciale deri në vitin 1994, vit në të cilin shkëputet nga sektori publik për të themeluar klinikën e tij private. Nga viti 1994 deri në vitin 2000 ka mbuluar gjithashtu rolin e kirurgut OMF në spitalin shtetëror të qytetit të Përmetit. Mbas vitit 2000, duke shfrytëzuar më së miri eksperiencën e fituar ndër vite, i përkushtohet plotësisht mbarëvajtjes së klinikës ‘Mboqe Dental Care’ në qytetin e Tiranës ku vazhdon edhe sot.

Dr. Teuta Mboqe diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, Dega Stomatologji, Tiranë, në vitin 1987. Ka punuar fillimisht në sektorin publik në fushën e terapi – pedodontisë nga viti 1987 deri ne vitin 1999. Më pas me eksperiencën e saj i është bashkuar klinikës sonë ku vazhdon dhe aktualisht të japë kontributin e saj.

Dr. Arnold Mboqe diplomuar në Universitetin Katolik ‘Zoja e Këshillit të Mirë’, Tiranë, në vitin 2014. I është bashkuar klinikës sonë gjatë kohës kur ishte student dhe ku aktualisht ushtron profesionin edhe mbas diplomimit. Paralelisht ndjek studimet e masterit universitar pranë repartit të Ortognatodoncisë në Universitetin ‘Tor Vergata’ , Romë, Itali. Bashkëautor i një studimi kliniko-epidemiologjik 2 vjecar rreth keqkafshimit në nxënësit e moshës 16 – 19 vjeçë të shkollave të mesme të Tiranës dhe rrethinave të saj, përfundimet e të cilit janë në dispozicion të shtetit shqiptar dhe organizmave stomatologjike kombëtare dhe ndërkombëtare si SIDO (Società Italiana di Ortodonzia), IAO (International Association for Orthodontics), SH.O.SH (Shoqata e Ortodontëve Shqiptarë), SH.D.SH (Shoqata Dentare Shqiptare), etj.