Turizmi dentar

Cfarë është Turizmi Dentar

Tashmë është i njohur ky fenomen, që prej shumë vitesh ka zgjuar interesin maksimal të qytetarëve europianë, me qëllimin e vetëm për të gjetur alternativat në çmim kundrejt një shërbimi dentar efikas krahas materialeve të çertifikuara dhe të importuara nga vendet e Bashkimit Europian, kryesisht Gjermania, Italia, Franca etj

  1. Cilësia. Me cilësi nënkuptojmë eksperiencën ndër vite në fushën stomatologjike, kualifikimin e vazhdueshëm në shkollat perëndimore të stafit tonë mjekësor dhe risitë në teknologji. Jo pa qëllim këmbëngulim mbi materialet cilësore dhe biokompatibël, të njëjtat me ato që ofron tregu botëror, që na lejojnë të marrim përgjegjësi të plotë mbi shërbimin tonë.
  2. Koha. Dëshira më e madhe e pacientit tonë është të kurohet në perfeksion dhe pa humbur kohë. Mirëkuptimi jonë në të tilla raste bën të mundur që stafi dhe laboratoret perkatëse të vihen në dispozicionin tuaj të plotë duke i dhënë prioritet punës me ju, sepse koha është ajo që mund të përfitojmë pa ndryshuar cilësinë e shërbimit. Eksperienca e deritanishme na ka treguar që me bashkëpunim reciprok dhe angazhim të plotë, puna jonë të përmblidhet në pak ditë, ndoshta në vetëm një javë në rastet më komplekse. Sepse në fund të fundit, koha është para.
  3. Çmimet. Një vend jo anëtar i Bashkimit Europian, me rroga mesatare shumë më të ulëta se në vendet perëndimore, bën të mundur që ju të përfitoni çmimet lokale deri në 60% më të ulëta se në vendin tuaj, për të njëjtin shërbim. Dhe sigurisht për këtë arsye trendi global ju orienton drejt turizmit dentar, drejt nesh.
  4. Dispozicioni. Na lejoni të jemi shoqëruesit tuaj gjatë kohës suaj në Shqipëri, duke ju ofruar ndihmën tonë të pakursyer, që nga trasporti, akomodimi juaj dhe fundja pse jo, për të përfituar sado pak nga bukuria dhe veçantia që ofron vendi ynë. Na lejoni të jemi mikpritësit tuaj.

Mënyra më e mirë per të qënë të bindur rreth turizmit dentar është njohja me përshtypjet e pacientëve që kanë përfituar këtë mundësi. Për këtë arsye ju këshillojmë të dëgjoni rreth eksperiencave të tyre, që bashkëngjitur dhe me zgjedhjen e duhur të mjekëve që do tju kurojnë, të jetë një nga zgjedhjet më të mira që keni bërë në jetën tuaj.

Ajo që na nevojitet ne, është vetëm një telefonatë ose email për të njohur problemin dhe dëshirat tuaja dhe për të pasur mundësinë e shkëmbimit të informacionit; radiografitë dhe preventivit të çmimit.
Mboqe Dental Care ju falenderon.